![background image](/i/electrolux/74565/electrolux-en4001aow/h/electrolux-en4001aow-012.png)
• kruani me kujdes akullin kur fillon të
shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose
plastike
• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni
dhe thajeni ngrirësin dhe më pas
vendoseni gypin e kullimit sërish në
vend.
• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish
ushqimet e ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me
termostatin në pozicionin më të lartë
për disa orë, në mënyrë që të arrijë
temperaturën e mjaftueshme sa më
shpejt të jetë e mundur.
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të kruajtur
brymën nga avulluesi, pasi mund
ta dëmtoni atë. Mos përdorni
asnjë pajisje mekanike apo mjet
artificial për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë
shkrirjes, mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
7.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
KUJDES
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar
ose personat kompetentë duhet
të merren me rregullimet apo
defektet që nuk janë në këtë
manual.
Gjatë përdorimin normal dëgjohen
disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi
Shkaku i mundshëm
Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë.
Pajisja nuk është
mbështetur mirë në
dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja
qëndron pa lëvizur (të katër
këmbët e saj duhet të kenë
prekur tokën).
Kompresori punon
pa ndërprerje.
Çelësi i temperaturës
mund të jetë në pozicion
të pasaktë.
Vendosni një temperaturë
më të lartë.
Dera nuk është mbyllur
mirë.
Shihni kapitullin "Mbyllja e
derës".
Dera është hapur shumë
shpesh.
Mos e lini derën të hapur
më gjatë se ç'duhet.
Temperatura e produktit
është shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e
produktit të bjerë në
temperaturën e ambientit,
përpara se ta futni në
pajisje.
Temperatura e ambientit
është shumë e lartë.
Ulni temperaturën e
ambientit.
Në pllakëzën e
pasme të frigoriferit
rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik
të shkrirjes, bryma shkrin
në pllakëzën e pasme.
Është normale.
12 www.electrolux.com