PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PASTRIMI I BRENDËSISË SË
PAJISJES
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e më
pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Nëse në ekran shfaqet DEMO, pajisja është
në funksionin e demonstrimit: referojuni
paragrafit "SI TË VEPROJMË NËSE...".
NGRIRJA E USHQIMIT TË
FRESKËT
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për të ngrirë ushqime të freskëta si dhe për
të ruajtur ushqime të ngrira për një kohë të
gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Fast Freeze të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do të
ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Vendosni ushqimin e freskët për t'u ngrirë
në ndarjen Fast Freeze, sepse kjo është
pika më e ftohtë.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakëzën e parametrave, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Kur përdorni simbolin Fast Freeze:
rreth 6
orë
përpar
a
Vendosjes së sasive
të vogla të ushqimit të
freskët (rreth 5 kg)
rreth
24 orë
përpar
a
Vendosjes së sasisë
maksimale të
ushqimit (shihni
pllakëzën e të
dhënave)
nuk
nevojite
t
Vendosjes së
ushqimeve të ngrira
nuk
nevojite
t
Vendosjes së sasive
të vogla të ushqimit të
freskët ditor
maksimumi 2 kg
DEPOZITIMI I USHQIMEVE TË
NGRIRA
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje aksidentale,
për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në
kohë më shumë se vlera e shfaqur
në tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas
të mund të rivendoset në ngrirje (jo
të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
PRODHIMI I KUBEVE TË
AKULLIT
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit. Mbushini këto kuti me ujë,
më pas futini në dhomëzën e ngrirjes.
Mos përdorni vegla metalike për të
hequr kutitë nga ngrirësi.
10 www.electrolux.com