Инструкция для GORENJE OGB100SEDDB6, OGB120SEDDB6, OGB80SEDDB6, OGB120SEDDSB6, OGB80SEDDSB6, OGB100SEDDSB6, OGB50SEDDB6, OGB50SEDDSB6
![background image](/i/gorenje/144935/gorenje-ogb100seddb6-ogb120seddb6-ogb80seddb6-ogb120seddsb6-ogb80seddsb6/h/gorenje-ogb100seddb6-ogb120seddb6-ogb80seddb6-ogb120seddsb6-ogb80seddsb6-069.png)
69
Legjendi:
1 - Termostati
2 - Siguresa dypolëshe ngrohëse
3 - Ngrohësi (2x1000 W ose 3x700 W)
4 - Gjuhëza aderuese
L - Tejçuesi fazor
N - Tejçuesi neutral
- Tejçuesi mbrojtës
Skema e lidhjes elektrike
VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrje në brendësi të bojlerit, ate patjetër shkyçni nga rrjeta
elektrike!
PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pas kyçjes në rrymë dhe në rrjetin e ujësjellësit, ngrohësi është i gatshëm për përdorim.
Ngrohësi është i pajisur me rregullues elektronik, i cili, mundëson rregullimin e temperaturës
së ujit në kazan të nxehësit të ujit. I mundshëm është rregullimi i temperaturës së dëshiruar
me dorë në zonën prej 35ºC deri në 75ºC, rregullimi në temperaturën ekonomike dhe
rregullimi në temperaturën e mbrojtjes kundër ngrirjes së ujit në ngrohësin e ujit.
Rregullatori elektronik në indikator tërë kohën tregon temperaturën aktuale të ujit në ngrohës.
KOMANDIMI:
Kyçjen ose shkyçjen e ngrohësit e kryejmë me trusjen e tastit
më të gjatë se 2s.
Me trusjen e tastit programues
zgjedhim ndërmjet tre mundësive:
- zgjedhja e mbrojtjes nga ngrirja e ujit (temperatura e pararregulluar e ujit është në
7ºC)
- zgjedhja e temperaturës ekonomike (e pararregulluar në 55ºC)
- rregullimi i temperaturës me dorë sipas dëshirës në zonën prej 35ºC deri në 75ºC,
me hapin 1ºC
ALB