![background image](/i/indesit/14307/indesit-wi-82/h/indesit-wi-82-056.png)
56
AL
Sirtari i detergjentëve
Një rezultat i mirë i larjes varet edhe nga dozimi i
rregullt i detergjentit: duke tejkaluar masën e
detergjentit nuk lajmë në mënyrë më efikase por
favorizojmë krijimin e bigorrit dhe të ndryshkut në
pjesët e brendëshme të lavatriçes dhe ndotjen e
ambientit.
Nxjerrim jashtë sirtarin
e detergjentëve dhe
fusim detergjentin ose
lëndën shtesë ashtu siç
përshkruhet mëposhtë.
vasketa 1: Detergjent për paralarje
(në formë pluhuri)
vasketa 2: Detergjent për larje
(në formë pluhuri ose lëngu)
Detergenti i lëngshëm duhet të hidhet vetëm në
momentin përpara startimit.
vasketa 3: Lëndë shtesë (zbutës, etj.)
Zbutësi nuk duhet të derdhet jashtë rrjetës.
Mos përdorni detergjentë për larjen me dorë,
sepse formojnë shumë shkumë.
Përgatitja e rrobave
Veçojmë rrobat sipas:
- tipit të stofit / simbolit në etiketën e tyre.
- ngjyrave: veçojmë artikujt me ngjyra nga
artikujt e bardhë.
Zbrazim xhepat dhe kontrollojmë kopsat.
Nuk duhet të tejkalojmë vlerat e dhëna, që i
referohen peshës dhe rrobave të thata:
Stofra rezistente: max 5 kg
Stofra sintetike: max 2,5 kg
Stofra delikate: max 2 kg
Lesh: max 1 kg
Sa peshojnë rrobat?
1 çarçaf 400-500 gr.
1 këllëf jastëku 150-200 gr.
1 sofrabez 400-500 gr.
1 robëdëshambër banje 900-1.200 gr.
1 peshqir 150-250 gr.
Artikujt e veçantë
Perdet: duhet t'i palosim dhe t'i sistemojmë brenda
një këllëfi jastëku ose në një trastë në formë rrjete.
Duhet t'i lajmë veçmas pa tejkaluar gjysmën e
ngarkesës. Duhet të përdorim programin 8 i cili
përjashton automatikisht centrifugën.
Jorgani i puplave dhe xhakaventot: në qoftë se
mbushja është me pupla pate ose rose, mund të
lahen në lavatriçe. I kthejmë mbrapsht rrobat dhe
përgatisim një ngarkesë maksimale prej 2-3 kg,
duke përsëritur shpëlarjen një ose dy herë dhe
duke përdorur centrifugimin delikat.
Këpucët e tenis-it: i pastrojmë nga balta. Mund të
lahen së bashku me jeans (xhins) dhe rrobat
rezistente, por jo me rrobat e bardha.
Leshi: për të pasur rezultate më të mira përdorim
një detergjent të posaçëm dhe nuk tejkalojmë
ngarkesën prej 1 kg.
Detergjentët dhe rrobat
1
2
3