![background image](/i/indesit/14307/indesit-wi-82/h/indesit-wi-82-058.png)
58
AL
Mirëmbajtja
dhe masat e sigurisë
Mbyllja e ujit dhe heqja e korrentit elektrik
Mbyllim rubinetin e ujit pas çdo larje. Kufizohet
kështu konsumimi i impianti hidraulik të lavatriçes
dhe eliminohet rreziku i rrjedhjeve.
Heqim spinën e korrentit, kur pastrojmë lavatriçen
dhe gjatë punimeve të mirëmbajtjes.
Pastrimi i lavatriçes
Pjesa e jashtme dhe pjesët e gomës mund të
pastrohen me një leckë të lagur me ujë të vakët dhe
sapun. Mos përdorni lëndë tretëse ose gërryese.
Pastrimi i sirtarit të detergjentëve
Nxjerrim sirtarin duke e
ngritur dhe duke e
tërhequr në drejtim nga
jashtë (shih figurën).
E lajmë nën ujë të
rrjedhshëm; ky pastrim
duhet të bëhet shpesh.
Kujdesi për oblo-në dhe kazanin
Duhet ta lëmë gjithmonë gjysmë të mbyllur për të
shmangur formimin e erës së keqe.
Pastrimi i pompës
Lavatriçja është e pajisur me një pompë vetëpastruese
që nuk ka nevojë për mirëmbajtje. Megjithatë mund të
ndodhë që objekte të vegjël (monedha, kopsa) të bien
në paradhomën që mbron pompën, e cila është e
vendosur në pjesën e poshtëme të saj.
ADuhet të sigurohemi që cikli i larjes të ketë
përfunduar dhe të shkëpusim spinën.
Për të ndërhyrë në paradhomë:
1. heqim panelin që e
mbulon në faqen e
përparme të lavatriçes
me ndihmën e një
kaçavidhe (shih
figurën);
2. zhvidhosim kapakun
duke e rrotulluar në
drejtimin kundra
akrepëve të sahatit (shih
figurën): është normale
që të dalë pak ujë;
3. pastrojmë me kujdes hapësirën e brendshme;
4. vidhosim edhe një herë kapakun;
5. montojmë edhe një herë panelin duke u siguruar
që, përpara se ta shtyjmë në drejtim të pajisjes, të
kemi futur kanxhat në vrimat përkatëse.
Kontrolloni tubin e furnizimit të ujit
Kontrolloni tubin e furnizimit të paktën një herë në
vit. Në qoftë se ka plasaritje dhe çarje duhet të
zëvendësohet: gjatë larjeve presionet e forta mund
të provokojnë çarje të paparashikuara.
Mos përdorni kurrë tuba të përdorur.